Vendimet për Çakon dhe Rroshin, Basha: Pas vendimeve fshihet dora mafioze e...

Vendimet për Çakon dhe Rroshin, Basha: Pas vendimeve fshihet dora mafioze e Ramës, ditë zie për drejtësinë

44
0
Shares

Kryetari i PD-së deklaron se me vendimin e sotëm të gjykatës së Apelit për rikthimin në detyrë të Haki Çakos dhe kthimin në shtëpi të Elvis Rroshit ka rënë garancia për një hetim të pavarur të përgjimeve të paligjshme.

Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se u ka bërë presion Gjykatave, duke iu referuar vendimit të sotëm të Apelit që riktheu në detyrë drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe rasti i dytë i Gjykatës së Tiranës që vendosi arrest shtëpie për Elvis Rroshin. Kjo është ditë zie për drejtësinë, tha Basha, dhe theksoi se ky është plani i tij për të kapur drejtësinë. Kreu i demokratëve theksoi se Kryeministri i kishte vendosur Gjykatat mes dy zgjedhjeve për dy vendimet që u dhanë sot.

“Çako u kthyer në detyrë, Rroshi u kthye në shtëpi. Edi Rama i vuri Gjykatat para dy zgjedhjeve, nga njëra anë për të zbatuar ligjin por kjo me kosto të madhe për cdo gjyqtar. Edi Rama do u futej me brutalitet në familjene tyre. Zgjedhja tjetër ishte të merrnin vendim si ky i sotmi për të qenë në rregull me Edi Ramën. Sot është ditë kritike për vendin. Nuk lejon hetimin Edi Rama sepse është vet i përfshirë duke përgjuar opozitën, parlamentarë, biznesmenë dhe përfaqësues të mediave”, u shpreh Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY