Mediat e huaja, e kryesisht ato franceze, në artikujt dhe materialet e publikuara dhe transmetuara sot, përgëzojnë shqiptarët për tifozëri të kulturuar ndaj kombëtares së tyre kuq e zi.
Nisur nga takimi i mbrëmshëm mes Francës dhe Shqipërisë, në publikimet e ditës së sotme, mediat kryesore franceze i kanë dhënë hapësirë edhe tifozëve të kombëtares shqiptare, duke shkruar fjalët më të mira për ta, transmeton KosovaPress.
Mediat shkruajnë se si kultura dhe entuziazmi i tifozëve shqiptarë, është diçka që kishte nisur t’i mungonte futbollit në Evropë.
Njëra prej tyre sot shkruan: Shqiptarë, ejani sa herë që të doni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/