Ben Blushi: Nëse shtyhet data për Ramën e Metën të shtyhen edhe...

Ben Blushi: Nëse shtyhet data për Ramën e Metën të shtyhen edhe zgjedhjet sic kërkon Basha

63
0
Shares

Deputeti Ben Blushi kërkoi sot nga KQZ që nëse pranon kërkesën e Ramës e Metës për të shtyrë regjistrimin koalicioneve, atëherë le të pranojë edhe kërkesën e Bashës.

“Nëqoftëse 18 prilli ndryshon padrejtësisht, edhe 18 qershori ka rënë. Të shtysh regjistrimin e partive me një copë letër, është sikur të shtysh shkurtin në mars sepse nuk të pëlqen. Nëse KQZ pranon që të shtyjë regjistrimin e koalicioneve me një letër, përse KQZ mos shtyjë edhe zgjedhjet nga një letër e Bashës dhe Berishës? A keni parë se çfarë seance ishte sot. Mblidhet një qeveri që pretendon se ka 84 vota dhe nuk zgjedh Presidentin”, ka thënë kryetari i Libra.

Sipas Blushit, shtyrja e datës së regjistrimit të koalicioneve është bërë për shkak se mazhoranca është në krizë, ndërsa Kryeministri Rama tha se shtyrja është bërë për t’i dhënë mundësi opozitës që të hyjë në zgjedhje.

Kërkesa e PS-LSI për shtyrjen e datës së regjistrimit të koalicioneve, do të shqyrtohet nesër nga KQZ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY