Mallakastër, KLSH kallëzon 8 zyrtarë vendorë, dëmi 100 milionë lekë me tenderat

Mallakastër, KLSH kallëzon 8 zyrtarë vendorë, dëmi 100 milionë lekë me tenderat

154
0
Shares

Tetë zyrtarë vendorë në Mallakastër janë kallëzuar penalisht në prokurori për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe favorizimin e operatorëve ekonomik privat. Ata kanë shkaktuar një dëm total prej rreth 100 milionë lekësh.
Në Bashkinë e Mallakastrës janë shkaktuar totale 48,730,994 lekë dëme, ndërsa në ish-kimunën Fratar, janë shkaktuar 67.7 milionë lekë dëme.
KLSH-ja i ka rekomanduar kësaj bashkie masa me karakter organizativ dhe dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar.
“Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të procedurave të prokurimit publik lidhur me kriteret e kualifikimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike në procedurat e prokurimit me objekt: ‘Sistemimi i rrugëve të brendshme dhe gjelbërimi i blloqeve të banimit në qytetin e Ballshit’’’ (vlera e prokuruar 41,5 milion lekë dhe ‘Ndërtim rrjetit shpërndarës i fshatrave të Komunës Fratar’ (vlera e prokuruar 67,7 milion lekë).
Është konstatuar se në këto procedura operatorët konkurrues kanë paraqitur dokumentacion me mangësi, si operatorët e skualifikuar me të drejtë dhe operatorët e kualifikuar dhe shpallur fitues nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO)”, sqaron KLSH-ja.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar në auditim në Bashkinë e Mallakastrës, për vitet 2013-2015, audit i përfunduar më 31 dhjetor të vitit të shkuar dhe i miratuar nga kreu i KLSH-së më 8 maj të këtij viti.

Njoftimi i plotë i KLSH-së


klsh 1KLSH Kallëzon në Prokurori 5 anëtar të KVO-së në Bashkinë Mallakastër dhe 3 anëtarë të KVO-së në Njësinë Administrative Fratar (ish-Komuna Fratar), për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe favorizimin e operatorëve ekonomik privat.
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 1195/1 prot, datë 31.12.2015, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Mallakastër, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për vitet 2013 – 2015”.
Me Vendimin nr. 48, datë 08.05.2016 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 1195/10, datë 13.05.2016 i janë rekomanduar Bashkisë Mallakastër masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 48,730,994 lekë.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të procedurave të prokurimit publik lidhur me kriteret e kualifikimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike në procedurat e prokurimit me objekt: “Sistemimi i rrugëve të brendshme dhe gjelbërimi i blloqeve të banimit në qytetin e Ballshit” (vlera e prokuruar 41,5 milion lekë dhe “Ndërtim rrjetit shpërndarës i fshatrave të Komunës Fratar” (vlera e prokuruar 67,7 milion lekë).
Është konstatuar se në këto procedura operatorët konkurrues kanë paraqitur dokumentacion me mangësi, si operatorët e skualifikuar me të drejtë dhe operatorët e kualifikuar dhe shpallur fitues nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO).
Në të dy procedurat e prokurimit konstatohet vlerësim fiktiv nga ana e KVO-së, në papajtueshmëri me kërkesat e ligjit, pasi OE nuk plotësojnë kriteret e vendosura nga AK.  KVO duke kualifikuar ofertues të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim ka vepruar në kundërshtim me nenet 46, 53 të ligjit nr. 9643, date 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” (LPP) dhe Kreu V të VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”. KVO të tre këto procedura duhet të kishte skualifikuar dhe në zbatim të neneve 24/ç dhe 47 të LPP duhet ti kishte kërkuar Titullarit të Autoritetit Kontraktor anullimin dhe përsëritjen e procedurës së prokurimit.
KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga R.SH. J.A. E.N. E.I. dhe J.M. (në cilësinë e anëtarëve të KVO në Bashkinë Mallakastër) në procedurën e prokurimit me objekt: “Sistemimi i rrugëve të brendshme dhe gjelbërimi i blloqeve të banimit në qytetin e Ballshit”, dhe K.A. S.D. dhe H.M. (në cilësinë e anëtarëve të KVO në ish-Komuna Fratar) në procedurat e prokurimit me objekt: “Ndërtim rrjetit shpërndarës i fshatrave të komunës Fratar”, apo dhe personave të tjerë të cilët mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve,  si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, me shkresat nr. 1195/15 dhe 16 datë 16.06.2016, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Fier, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 248, të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY