Qytetari, sherr me prokurorin te gjykata e Dibrës, arrestohet

Qytetari, sherr me prokurorin te gjykata e Dibrës, arrestohet

144
0
Shares

Ne foto, gjykata e Dibres

Një person është arrestuar pasi bëri sherr me një prokuror për shkak të parkimit, ndërsa vëllai i tij po procedohet në gjendje të lirë. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Dibër kanë bërë arrestimin e shtetasit Arben Zeqja, 53 vjeç, lindur dhe banues në këtë qytet.

Ndërsa në gjendje të lirë po procedohet vëllai i tij, T. Zeqja, 56 vjeç, (punonjës i sigurisë i Gjykatës Dibër).

Këto dy persona në bashkëpunim me njëri -tjetrin janë konfliktuar me Prokurorin pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër, T.D, në sheshin e parkingut të automjeteve të Gjykatës së rrethit Dibër.

Arben Zeqja kishte parkuar automjetin e tij privat në parkingun e Prokurori-Gjykatës, më pas kishte parkuar edhe Prokurori, duke i bllokuar atij rrugën.

53 –vjeçari është konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht me prokurorin, por pa i shkaktuar dëmtime fizike. Në konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij që punon në gjykatë, T. Zeqja.

Mbi këta persona rëndon vepra penale “goditje për shkak të detyrës“ dhe “ kundërshtim dhe goditja e Prokurorit dhe Gjykatesit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY