Thyerja e kafkave, Kastriot Islami i sulet Servet Pëllumbit: Ka lajthitur marksisti

Thyerja e kafkave, Kastriot Islami i sulet Servet Pëllumbit: Ka lajthitur marksisti

62
0
Shares

Kastriot Islami i përgjigjet profesorit të socialistëve Servet Pëllumbi, duke thënë se kujtimet në ditarët e tij janë vetëm mashtrime dhe lajthitje.

“S’do të merrem konkretisht për çfarë më pyesni, sepse gjithçka kam parë nga titujt e mediave është një mashtrim e gënjeshtër, për të mos thënë shpifje. Për më tepër se s’kam lexuar çfarë ai shkruan dhe asnjëherë s’kam dëgjuar çfarë ai ka thënë. Po ashtu, s’kam reaguar asnjëherë ndaj lajthitjeve të tij, të vjetra apo të reja, duke ndier vetëm keqardhje e neveri. Por, nga ato që kam parë këto ditë në titujt e medias, më krijohet përshtypja e thellimit të gjendjes së lajthitjes. Por thellë-thellë, si idhnak i pandreqshëm, ai nxjerr helmin e grumbulluar prej kohësh nga hidhërimi i thellë për shkak të mosarritjes së ambicieve të tij të sëmura, dështime që në realitet kanë ardhur nga e kaluara e tij marksiste e formimi në Shkollën e Partisë ‘Vladimir Iliç Lenin’, që morën një përgjigje të fortë e përfundimtare me mocionin e vitit 1996″, tha dje Islami i kontaktuar nga “Panorama”.

Një ditë më parë, gazeta botoi një pjesë të ditarit politik të profesor Pëllumbit, ku gjatë mitingut të mbështetësve të PS-së pas arrestimit të Fatos Nanos në 1993, kur turma po qetësohej në përpjekje për të frenuar konfrontimin me policinë, Kastriot Islami, sipas Pëllumbit, doli para turmës në miting dhe është shprehur:

“Ne atyre do t’ua thyejmë kafkat dhe do t’i tërheqim zvarrë nëpër bulevard!”. Në vijim të reagimit të tij, Islami i cilëson ditarët politikë të profesor Pëllumbit, si lajthitje të vjetra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY