Ish-kryetari i KQZ, Clirim Gjata alarmon: KQZ kamikaze nëse pranon kërkesën e...

Ish-kryetari i KQZ, Clirim Gjata alarmon: KQZ kamikaze nëse pranon kërkesën e PS-LSI

118
0
Shares

Ish-kryetari i KQZ, Çlirim Gjata thotë gjatë një interviste në oranews se kërkesa e PS dhe LSI për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve është e paligjshme dhe fton anëtarët e KQZ të mos bëhen pjesë e lojërave politike.

Gjata: Si kërkesë është e paligjshme në materie e në formë se kushdo mund të bëjë një kërkesë dhe ti drejtohet KQZ apo gjykatës. Por në themel është e paligjshme, pastaj ajo çfarë pritet nga KQZ është që nuk duhet të përzihet në këtë lojë politike. E kam thënë dhe vazhdoj ta them duhet të ketë kujdes në këtë situatë që kishte 10 vjet pa ndodhur që në 2007. E kam kaluar këtë situatë dhe gjëja më e mirë është që KQZ mos përzihet në këtë lojë politiko – mediatike, por sidomos politike. Me këtë ata po mundohen që ta kalojnë topin nga dera e politikës, t’ia kalojnë administratës dhe ta lajnë ketë me një vendim administrativ dhe ti japin një përmbajtje ligjore administrative institucionale. Këtu institucionet nuk duhet t’ja lejojnë.

Por nëse KQZ pranon kërkesën e PS dhe LSI cilat do të ishin pasojat e kësaj shkelje.

Gjata: Po pse duhet që KQZ ti lejohet një gjë e tillë dhe gjykatave jo?! Pse duhet ti lejohet KQZ një shkelje e tillë dhe të mos më jepet mua qytetarit të më shtyhen afatet e ankimimit për tiu drejtuar gjykatës, apo kushedi sesa të tjera afate të pafundme që kanë institucionet tona, të gjitha mund të shtyhen. Po shteti shkon në kaos kështu.

Gazetarja: A parashikon diçka kodi penal për këtë

Gjata: Mos shkojmë atje. Nuk jam prokuror, jam jurist dhe nuk e kam kollaj të flas ne emër të ligjit dhe nuk dua të dal dhe të them ka apo jo shpërdorim detyre. Unë do të thoja është në shkelje të rëndë të ligjit KQZ. Nuk është se kam frikë apo ndonjë interes për KQZ, thjesht e njoh atë punë, e di atë institucion, por le të iki, të mos e pranojë. Ka një problem KQZ, e di unë presionet që ndodhin, por ama nuk ka pse të t’ja lejojë vetes të kalojë në nivel “kamikaze” politik. Po përdor një shprehje që nuk e kam përdorur ndonjëherë. Mua vetë më kanë akuzuar si të tillë, skanë lënë gjë pa më sharë dhe thënë, duhet shumëzuar me zero, po hyrë atje harroji ato.

Gazetarja: Ky do të ishte një veprim kamikaze kundër ligjit?

Gjata: Unë mendoj do ishte “kamikazllëk” po e zbus pak. Nuk duhet KQZ t’ia lejojë vetes këtë. Nëse nesër ajo e rrëzon këtë kërkesë do të dilte shumë më krenare, kredibël para opinionit dhe jo partivë, do dilte më e besueshme. Ndoshta do ti jepet një armë më shumë mazhorancës dhe ti thoshte ja ku e keni KQZ.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë kërkuar KQZ që të shtyjë afatin për regjistrimin e partive dhe koalicioneve zgjedhore me argumentin që të mundësohet përfshirja e të gjithë spektrit politik në zgjedhjet parlamentare te 18 qershorit.oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY