PD: Plagosja në Kavajë, policia po ndihmon autorin e krimit

PD: Plagosja në Kavajë, policia po ndihmon autorin e krimit

75
0
Shares

Partia Demokratike dënoi sot sulmin që kreu ish drejtori i Rroshit dhe ndërkohë zyrtar i PS në Kavajë, Saimir Kurti ndaj kreut të FRPD-së së Kavajës, Irkid Kazazi, babit të tij dhe një qytetari tjetër.

“Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e rëndë kriminal sot në Kavajë, ku banditi i Rroshit, njeriu që Edi Rama e bëri drejtor të zyrës së Punës, drejtues të PS-së së Kavajës, Saimir Kurti, shkrehu armët duke plagosur kryetarin e FRPD Kavajë Kid Kazazi, dhe ku ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar.

kidi kkazazi

Këto akte të përsëritura agresioni, dhune dhe gjakosje me armë ndaj drejtuesve, anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike janë pasojë e kriminalizimit të pushtetit nga Edi Rama.

Këto janë armët dhe plumbat e kriminelëve në pushtet të Edi Ramës, të cilët janë thirrur prej tij pikërisht për të dhunuar, plagosur e gjakosur opozitën dhe qytetarët.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të marrë nën kontroll hetimin, e të parandalojë të gjitha përpjekjet që po bën policia me urdhër të Edi Ramës për të lehtësuar e ndihmuar autorin e krimit.

E paralajmërojmë sot Edi Ramën, të heqë dorë nga mbështetja e krimit dhe kriminelëve dhe nga përpjekjet për ti mbrojtur ata nga dora e ligjit, në të kundërt Partia Demokratike do t’i bëjë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të saj të marrin të gjitha masat për vetëmbrojtje civile kundër krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim”, thekson deklarata e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY