Qyteti i së ardhmes: boll me pushimet tokësore, do shkojmë në Mars.
Ushqim i stampuar dhe shumë në tepër pas 100 viteve.
Në 2116, për atë që do të jetë ende, bota do të jetë ajo që sot shohim në filmat fantastikoshkencor, me disa gjëra që tashmë ekzistojnë edhe pse në formë eksperimentale.
E çdo gjë do të jetë mëse normale. Ky është konkluzioni i “Smart Things Future Living Report”, i ngritur nga kompania Samsung dhe kryer përmes një analize ekspertësh mbi të ardhmen.
Mjafton të prenotojmë hotelin dhe dronët do transportojnë valixhet tona, ndërkohë që turizmi hapësinor do jetë i aksesueshëm për të gjithë, aq sa tre javë ne Mars apo në hënë mund të jenë një opsion i mundshëm.
Duke parë që planeti ynë është i rrezikuar prej ndryshimeve klimaterike, njerëzit do të kërkojnë mbrojtje në thellësi të deteve, me teknologji që do të lejojnë prodhimin evoksigjenit nën ujë.
Pra, stop pallateve që ngrihen gjithmonë e më lart duke i hapur rrugën ndërtimeve që kërkojnë hapësirë poshtë.
Edhe ushqimi do të ndryshojë pasi do jetë i stampuar dhe i pjekur gati edhe përmes printerave 3D. Shtëpitë inteligjente ekzistojnë tashmë por është vetëm fillimi i një procesi revolucionar që do të çojë njeriun të jetë gjithmonë e më i pavarur nga natyra.
E nëse dikush mendon që 100 vite janë shumë pak për të realizuar gjithë këto risi, ndoshta është mirë të mendohet që para 100 vitesh nuk ekzistonte asgjë nga ato që përdorim sot rregullisht, që nga elektroshtëpiaket deri te teknologjia dixhitale.
Ndoshta edhe mjekesia do avancoj aq sa të na japë mundësinë te jetojmë edhe ne në shekullin e ardhshëm. Duket një parashikim që ja vlen të jetohet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/