Ka kaluar kontrabandë një maune me frigoriferë por nuk i ka shpëtuar syrit të oficerëve të doganës. Strukturat e hetimit në Drejtorine e Përgjithshme të Doganave dhe strukturat e Krimit Ekonomik në Berat, në bashkëpunim, mbrëmjen e së premtes ndalua shtetasin Dritan Bejko, 45 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë për veprën penale të “Kontrabandës me mallra të tjerë” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.
Kjo, pasi në përfundim të kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, me targë AA 609 JZ/ABR 573 rezultuan 25 copë frigoriferë të përdorur, importi i të cilëve është i ndaluar. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve doganore ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e doganes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/