Ne foto Leonard Murataj
Kapet vrasësi i biznesmenit Leonard Murataj, ekzekutuar 2 vjet më parë në lagjen 3 të Durrësit. Policia e qytetit bregdetar ka arrestuar Bedri Hakën 22 vjec i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit. Haka është nga fshati Zezë i Fushë Krujës dhe është dënuar nga gjykata për këtë vrasje.
Haka ia doli ti fshihej policisë për 2 vjet rresht ndërkohë që sot është arrestuar.
Një nga pistat e hetimit të vrasjes së Muratajt, është ajo e hakmarrjes, për shkak të kaluarës së tij kriminale dhe përfshirjes në ngjarje të ndryshme. Hetuesit thonë se Murataj është vrarë me 6 plumba nga dy armë të ndryshme të llojit pistoletë dhe më pas atentatorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë me targa të Krujës, e cila është gjetur e braktisur në Vorë.
Po kush është biznesmeni Leonard Murataj?
49 vjeçari Murataj, që pas vitit 1997 u përfshi në disa ngjarje, për të cilat drejtësia e shpalli të pafajshëm. Sipas raporteve të policisë dhe prokurorisë, Murataj është skeduar si person me precedent penale dhe i arrestuar për rrëmbim personi, vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë në qytetin e Durrësit pas vitit të mbrapsht 1997.
Në raportet e policisë thuhet se Murataj është skeduar që në vitin 1994 për ngjarje në Durrës dhe përfshirje në “bandat” e krijuara në atë kohë, sipas abc neës. Fillimisht, dyshohej se ishte pjesë e grupit të Lul Berishës e Klodian Saliut por pas konflikteve është ndarë duke ju bashkuar grupit të Marsel Sotirit i vrarë nga “banda” e Berishës dhe Saliut. Sipas prokurorisë, në fillim të muajt tetor 1998 është vrarë Dritan Sallakun i cili mendohej se ishte pjese e grupit te Marsel Sotirit, ku menndohej se vepronte edfhe Leonard Murataj. Ne kete vrasje ata, dyshuan se ka marr pjesë edhe Artan Ylmiu të cilin e kanë rrëmbyer me forcë duke e dërguar në një banesë në Durrës. Babai i pengut, Nuhi Ylmiu pasi ka mësuar se djali i tij ishte rrëmbyer nga Murataj ka shkuar për të negociuar, por ai është ekzekutuar në vend. Më pas, Murataj thuhet në dosjen e prokurorisë, ka sqaruar se Artan Ylmiu nuk kishte gisht në vrasjen e Dritan Sallakut dhe është lënë i lirë. Gjithashtu, Murataj dyshohej se pas një sherri banal ka tentuar të vras edhe shtetasin Sajmir Zyberi në vitin 1997 në qytetin e Durrësit. Për këto ngjarje, ka folur edhe i penduari i bandës së Durrësit, Adriatik Coli i cili ka treguar rastet e implikimit të Muratajt në ngjarjet e ndodhura mes anëtarëve të bandave në qytetin bregdetar të Durrësit.
Për këto ngjarje Leonard Murataj është arrestuar së bashku me Erald Bajramin në qershor të 2006 ku edhe është hetuar nga prokurorët Sokol Malaj e Anton Martini. Më pas për rreth 12 muaj është gjykuar nga 5 gjyqtarët e Krimeve të Rënda të kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova. Në përfundim të gjykimit, prokurorët tërhoqën dosjen për Muratajt për vazhdim hetimesh, pasi gjykata nuk pranoi të shqyrtoj disa prova, ndërsa Bajrami u deklarua i pafajshëm. Ky vendim u la në fuqi edhe në Apel dhe pranë Gjykatës së Lartë. Ndërsa me kalimin e dosjes për Muratajn në prokurorin e Durrësit, kjo e fundit e pushoi për mungesë provash. Në asnjërin prej këtyre rasteve, qoftë Prokurori i Përgjithshëm apo anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk vepruan për të marre masa ndaj personave që vendosen lirimin e tyre dhe pushimin e dosjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/