Kombëtarja niset për në Lyon, gati për ndeshjen e rradhës. Përfaqësuesja shqiptare luan të dielën përballë Rumanisë sfidën më vendimtare për këtë europian, që do të përcaktojë nëse rrugëtimi i tyre përfundon këtu apo kanë ndonjë mundësi për të vazhduar përpara.
Memushaj është i vetmi që nuk ka punuar gjatë gjithë kohës me grupin , ndërsa është rekuperuar plotësisht Ajeti. Në ndeshjen ndaj rumunëve do të mungojë Kukeli vendin e të cilit pritet ta marrë Taulant Xhaka.
Ndërkohë dy prej lojtarëve të kombëtares shqiptare Andi Lila dhe Bekim Balaj shprehen se kuqezinjtë janë gati të japin gjithcka për të arritur fitoren ndaj ekipit të drejtuar nga Iordaneskut dhe për të realizuar ëndrrën e kualifikimit.
Shanset
Sipas statistikave historike, Shqipëria nuk ka mundur asnjë herë ta mundë Rumaninë në 8 ndeshje të luajtura.
6 përballje kanë përfunduar në favor të rumunëve, ndërsa në ndeshje skudrat janë ndarë në paqe.
Dy ndeshjet në të cilat Shqipëria ka arritur të barazojë me Rumaninë janë në vitin 2010 dhe 2011.
Megjithatë në futboll nuk flitet me statistika, kështu që kuqezinjtë duhet të vazhdojnë të shpresojnë për një fitore, që mund të na siguronte kualifikimin si vendi i tretë më i mirë.
/Oranews.tv/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/