Pandeli Majko, replikë me Bashën: Ende ka hapësirë për konsensus

Pandeli Majko, replikë me Bashën: Ende ka hapësirë për konsensus

73
0
Shares

Një ndër drejtuesit kryesorë të PS, Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së sotme të Bashës lidhur me djegien mandateve të opozitës në rast blerje votash për reformën ën drejtësi.

Sipas Majkos, deklarimi i Partisë Demokratike se do të djegi mandatet e veta në Kuvend në se dikush nga grupi i saj voton Reformën e Drejtësisë ka nevojë për një shpjegim. Në se një parti nuk kontrollon grupin e vet parlamentar ky është problemi i saj i brendshëm. Ai nuk mund të kthehet në një problem të publikut, dhe aq më tepër, kjo dobësi e brendshme partiake të eksportohet në sigurinë kombëtare të vendit.

Kjo nuk është rruga e duhur. Shqiperia nuk është ajo e vitit 1997 apo 1998. Ajo është anëtare e NATO-s ku siguria dhe sovraniteti i saj ka garanci të cilat nuk shkruhen në facebook”, deklaron Majko.

Në vijim anëtari i kryesisë së PS thotë se “reforma e Drejtësisë që 33 deputetë kanë depozituar dje në Kuvend nuk është akt i njëanshëm për destabilizim. Ai kërkon që vendit dhe shoqërisë sonë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian ti hapet një kapitull i ri”.

Sipas Majkos drafti në Kuvend nuk djeg konsensusin e mundshëm deri në castin e fundit.

“Në fund të votimit në Komisionin e Reformës së Drejtësisë vendimi i përbashkët i anëtarëve të saj ishte që dokumenti që votuam të konsiderohej I HAPUR për cdo negociatë dhe ndryshim. Në vend që ti “skërmitemi” njeri-tjetrit besoj se ka ende kohë për të negociuar të mesmen e “artë”.

Me pak realizëm zgjidhjet mund ti kemi në tavolinë”, thotë ai.

Pandeli Majko është i vetmi nga drejtuesit socialistë që përfshihet në debatet për reformën. Rama ka shmangur të gjithë përfaqësuesit kryesorë të Rilindjes prej këtij debati duke nxjerrë përballë vetëm një socialist që ende i lejohet të artikulojë në publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY