Çregjistrimi i biznesit gjithmonë mbart debate apo edhe pakënaqësi nga aplikantët. Megjithatë po të vërejmë kohën dhe statistikat për të përpunuar një kërkesë të tillë, jo vetëm në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por edhe në Drejtoritë Tatimore qendrore dhe vendore, mesatarisht duhen 40 ditë për t’u çregjistruar për personat juridikë. Në ligj, të gjithë personat juridikë mund të përfundojnë procesin e çregjistrimit brenda 90 ditëve dhe biznesi realisht shpenzon vetëm 40. Për personat fizikë mesatarisht duhet 30 ditë dhe këtu jemi brenda afatit ligjor për të çregjistruar personat fizikë. Por sigurisht që kohë shtesë ka për ato lloj subjektesh, të cilat janë debitore qoftë në tatime e qoftë në banka. Për këtë kategori, procedura e mbylljes merr më shumë ditë, shpjegon pwr monitor Vasilika Vjero, drejtore e Qendrës Kombëtare të Biznesit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/