Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia shtetasin Almir Haruni.
42 vjecari, i lindur në Gramsh është dënuar me 18 vjet burgim nga gjykata e rrethit Gramsh me me vendim nr.38, datë 09.07.2001 veprën penale, “Vrasjes” dhe “Armëmbajtjes pa leje”. Sipas policisë, ky shtetas më datë 06.08.1997 rreth orës 21.30 në qytetin e Gramshit pas një sherri për motive të dobta ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. B.
Bashkëpunimi me homologët e Interpol Romës, ka bërë të mundur lokalizimin e Hrunit në Itali, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane për veprën penale të “Trafikut të Drogës”. I ekstraduari në PKK Rinas i’u dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. DRONI.AL
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/