DRAMA E 19 VJEÇARIT NGA TROPOJA/I djegur, me shtëpi të djegur, jetim,...

DRAMA E 19 VJEÇARIT NGA TROPOJA/I djegur, me shtëpi të djegur, jetim, nuk ka lekë për ilaçet që nuk ia jep spitali

330
0
Shares

Një 19 vjecar nga Tropoja i ka shpëtuar flakëve kur shtëpia e tij u digj plotësisht ndërkohë që është ën gjendje të rëndë në spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Hektor Rizvani u shpëtua nga fqinjët kur shtëpia mori flakë nga një qiri që u harrua ndezur prej tij. Ai nuk ka drita se nuk i paguan dot. Është jetim, pa njeri dhe jeton vetem. Pa pune dhe pa te ardhura.

Te enjten, kur ra te flinte, harroi te fikte qiriun. Qiriu u dogj dhe nga kulmi i nates i vuri flaken gjithe shtepise. Zjarri i madh e gjeti ne gjume.

U zgjua dhe i llahtarisur kerkoi ndihme, por flaket i kishin pushtuar trupin. Ne ndihme i erdhen fqinjet te cilet arriten t’i shpetonin jeten.

Të sëmurin e takoi sot edhe deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj. Ajo i bën thirrje Ministrit të Shëndetësisë të marrë mënjeherë masat për ta dërguar në një klinikë jashtë shtetit. Ai është djegur në një masë të konsiderueshme në trup dhe shërbimin e specializuar për kurim mund ta marrë vetëm jashtë.

I riu i përket komunitetit rom të Tropojës dhe përvec se është shumë rëndë ka nevoje per ndihme, sepse te ardhura s’ka dhe mesa duket shendetesia e Ilir Beqes nuk ia siguron dot medikamentet qe i duhen, shkruan “thurja” ndërkohë që bën thirrje për ndihmë qytetare.

Numri ku mund te kontaktoni te afermit është 0686766581.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY