KLSH, padi penale për 5 zyrtarë të Hipotekës

KLSH, padi penale për 5 zyrtarë të Hipotekës

62
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur regjistruesin dhe 4 zyrtarë të tjerë të Hipotekës në Gjirokastër.
Regjistruesi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër F.H., specialisti hartograf E.B. dhe 3 ish-specialistët e ZVRPP Gjirokastër K.J., A.ZH. dhe J.A, akuzohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Ndër shkeljet kryesore janë:

Në 6 raste janë regjistruar 1294 m2 sipërfaqe trualli më tepër nga ajo e përcaktuar sipas listës së trojeve dhe janë lëshuar certifikata pronësie mbi këto sipërfaqe.

Në 4 raste, janë kryer veprime tjetërsimi nëpërmjet transaksioneve mbi këto pasuri, si shitje, pjesëtim pasurie dhe regjistrim dëshmi trashëgimie.

Është shkaktuar dëm ekonomik ndaj Bashkisë Gjirokastër dhe Buxhetit të Shtetit në vlerën 16,048,170 lekë, si qera e munguar nga përdorimi i jashtëligjshëm e pa titull pronësie të trojeve, nga të cilat 15,467,670 lekë për përdorimin e paligjshëm të 585.9 m2 truall në pronësi të Bashkisë Gjirokastër dhe 572,400 lekë për përdorimin e paligjshëm të 143.1 m2 truall në pronësi të shtetit.

Është refuzuar pa bazë ligjore regjistrimi i pasurive të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në kundërshtim me Ligjin nr. 10058, datë 22.01.2009 “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”.

Nuk ka një evidencë dhe nuk njihet e raportohet gjendja e pasurive të regjistruara me mbivendosje, mungojnë hartat e pasurive të identifikuara me mbivendosje dhe për pasojë është lejuar regjistrimi me mbivendosje në favor të personave të tretë të 40 pasurive me sipërfaqe totale 17100,9 m2 të llojit truall dhe ndërtesa, pasuri në pronësi të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, kthyer në VKKP nr. 134, datë 13.3.2008.

Në 109 raste nuk është veçuar dhe regjistruar “shtet” sipërfaqja prej 52.849 m2 dhe nuk janë kryer veprime në Kartelat e Pasurive të Paluajtshme, ndërsa në 110 raste me sipërfaqe totale 20.503 m2, janë kryer veprime me pasojë tjetërsime të sipërfaqeve.

Konstatohet performancë e ulët në administrimin e praktikave, të cilat për një periudhë 5 vjeçare arrijnë mbi 3287 praktikadhe për të cilat ZVRPP, ndonëse ka arkëtuar nga qytetarët rreth 9.9 milion lekë, ende nuk iu ka ofruar atyre shërbimin e kërkuar, me pasojë mungesë transparence ndaj publikut.

Konstatohet mungesë bashkëpunimi ndërmjet ZVRPP dhe Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë, që ka sjellë si pasojë nivele të ulëta të regjistrimit të pasurive bujqësore, pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme me të meta dhe mangësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY