Policia e Durrësit ende nuk është shumë e qartë nëse arrestimi i Bedri Hakës si i dyshuar për vrasjen e Leonard Murataj është i ligjshëm pas një deklarate të avokatit të tij se Haka është shpallur i pafajshëm nga një vendim i Apelit në këtë qytet.
Sipas tij në mars të këtij viti gjykata e Apelit në Durrës e ka shpallur të pafajshëm 22-vjeçarin Haka për akuzën e pengimit të zbardhjes së vërtetës, akuzë e cila kishte të bënte pikërisht me vrasjen e Murataj.
Gjykata e Shkallës së Parë e ka shpallur fajtor Hakën në mungesë duke e dënuar me 1 vit burgim në vitin 2014, pasi kishte dyshime se makina nga ku u qëllua Murataj ishte në pronësi të tij.
Sqarimi policisë:
Në lidhje me ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, Bedri Haka, 22 vjeç, banues në Krujë, si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Leonard Murataj, 51 vjeç, banues në Durrës, më datë 18.11.2014, në qendër të qytetit të Durrësit ju informojmë se:
Ndalimi i shtetasit të mësipërm është bërë më datë 18.06.2016 nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, me qëllim ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës Nr. 1014, datë 23.11.2014, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg” në ngarkim të B.Hakës, për veprat penale ”Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 78/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Policia nuk eshte njohur me asnje vendim qe rrezon masen e Gjykates se Shkallës se pare Durrës Nr. 1014, datë 23.11.2014.
Në momentin e parë që do njihemi me një vendim tjeter, që sipas aludimeve ne media duke cituar avokatin e tij, Haka eshte shpallur i pafajshem, do të zbatohet vendimi siç e parashikon ligji.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/