Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia e Durrësit servir sot “pjesën e dytë” të lajmit të prangosjes së Bedri Hakës dje

19/06/2016
Policia e Durrësit servir sot “pjesën e dytë” të lajmit të prangosjes së Bedri Hakës dje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prangosja e djeshme e Bedri Hakës nga polica e Durrësit kaloi me zhurmë mediatike për shkak se ndërsa polica pretendo se ai ishte person i shpallur në kërkim për vrasjen e Leonard Murataj, një vendim gjykate e nxjerr atë të pafajshëm.
Pas këtyre “këmbimeve” të informacionit, policia e Durrësit “u përtyp” me një deklaratë të saj, ku pretendonte se nuk ishte njohur me ndonjë vendim pafajësie të Bedri Hakas.
Por, nxitimi i policisë së Durrësit për të shitur dje prangosjen e “të pafajshmit” Bedri Haka si sukses, zbulon diçka tjetër sot. Dështimi i “suksesit mediatik” me këtë arrestim, ka nxitur policinë e Durrësit që të vazhdojë sot me “pjesën e dytë” të lajmit të djeshëm. Dhe sipas njoftimit të policisë, serviret në tjetër “motiv” për prangosjen e Hakës, sipas të cilit, ai dhe dy bashkëpuntorë, nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar. Kjo zbulon se në ngjarjen e djeshme të arrestimit të të shpallurit në kërkim, qenkan prangosur edhe dy persona të tjerë, por që polica e Durrësit vetëm sot i bënë publike këto fakte. Arrestimi i tyre si apës policisë u bë sepse nuk ia janë përgjigjur policisë për të ndaluar dhe se në makinën e tyre kishin një (jo)të kërkuar.

Njoftim për Shtyp (i sotmi) i Policisë së Durrësit

Nuk i binden urdhrit të Forcave Operacionale për të ndaluar, pasi në mjet kishin shtetasin Bedri Haka.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, më datë 18.06.2016,    arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Xhemali Prushi 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
• Skerdi Prushi 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Arrestimi I tyre u bë pasi:
Në Larushkë, Krujë duke udhëtuar me mjetin tip Golf me targa AA 430 IG, me drejtues shtetasin Xhemali Prushi, dhe pasagjerë Bedri Haka dhe Skerdi Prushi nuk u kanë qëndruar Forcave Operacionale Lëvizëse.
Arsyeja e mosbindjes ka qenë fakti pasi në  automjet ndodhej edhe shtetasi Bedri Haka, shpallur në kërkim i dyshuar për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 78 dhe 278/4 të Kodit Penal (i ndaluar më datë 17.06.2016).
Uniformat blu u vunë në ndjekje të tyre ku menjëherë kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Bedri Haka dhe Xhemal dhe Skerdi Prushi.
Materialet i kaluan  Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Krujë  për veprat penale” Përkrahja e autorit të krimit” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar në nenet 302 dhe 242 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026
Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

Konfirmohet fundosja e pallateve tek Durrës Marina, projekti 2 miliardë dollarë. Çfarë thotë IKMT

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026
Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

Myzyri i Prokurimeve Publike merr vendimin më 25 maj. Pse SPAK po tërhiqet nga akuza

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.