AFATET/ Nisin rëgjistrimet për nxënësit e klasave të para

AFATET/ Nisin rëgjistrimet për nxënësit e klasave të para

91
0
Shares

Që prej dy ditësh ka nisur faza e parë e regjistrimit të të vegjëlve, që këtë vit ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Për të pasur një vend të sigurt në shtator, ata kanë kohë dhe duhet të regjistrohen deri në fundin e muajit qershor. Por kjo është vetëm faza paraprake. Fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit është përcaktues për regjistrimin final të tyre pranë shkollave nënëtë vjecare.

REGJISTRIMI DHE DOKUMENTET

Thuajse në të gjitha shkollat kanë njoftuar nisjen e regjistrimeve bashkë me afatet dhe dokumentet që duhen. Në shumë shkolla, veçanërisht në ato me kërkesë të lartë, ky proces po kryhet me dy turne, për t’u ardhur në ndihmë prindërve që paradite janë në punë. “Regjistrimet për klasën e parë kanë nisur nga data 17.06.2016 deri më 30.06.2016. Orari 09:00 deri në 12:30 paradite dhe 17:00 deri në 19:00 të pasdites”, thuhet në njoftimin e afishuar në shkollën “Vasil Shanto”.

Për ta bërë këtë, prindërit më parë duhet të sigurojnë disa dokumente që vërtetojnë moshën, shëndetin e fëmijës, si dhe vendbanimin. Bëhet fjalë për certifikatën e lindjes, vërtetimin e vaksinave nga qendrat shëndetësore, një raport të posaçëm nga okulisti, si dhe rrugën ku banon. Me listën e mësipërme, e cila është e njëjtë me atë të një viti më parë, çdo prind duhet të niset në shkollën më të afërt me vendbanimin, me qëllim për të kryer regjistrimin paraprak të fëmijës në shkollë. E pashmangshme edhe sivjet është tendenca e prindërve për ta sjellë fëmijën më afër vendit të punës apo në një shkollë që ata e perceptojnë si më të mirën për të vegjlit e tyre.

Gjithashtu, probleme hasin prindërit që pasi kanë blerë një apartament të ri, nuk kanë bërë shpërnguljen e vendbanimit. Në rastin konkret ata duhet të paraqesin dokumente shtesë në kushtet kur shkollat nuk kanë vende për të pranuar fëmijë jashtë njësisë bashkiake. Në vite, kjo ka krijuar kaos në disa shkolla ku kërkesat për regjistrime kanë qenë shumë më të larta se kapacitetet e pranimit, e në të tjera numri i nxënësve për klasë ka qenë i ulët.

Sipas rregullores së përcaktuar, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar duhet të regjistrojnë fillimisht fëmijët, të cilët kanë vendbanimin pranë shkollës. Më pas, në ato shkolla që ka vende të lira, duke mos krijuar mbingarkesë, bëhet plotësimi me fëmijë të njësive të tjera bashkiake, të cilët shprehin dëshirën për t’u regjistruar në atë shkollë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY