Një çift turistësh britanik janë rrahur në mënyrë mizore nga rojet e sigurimit të hotelit ku ata po qëndronin, pasi pushuesja femër i goditi këta të fundit me gotë plastike.
Video tregon momentin shokues se si dyshja e veshur me kostum plazhi sulmohet nga stafi i sigurimit në hotelin me katër yje BH Majorka në Malaguf të Spanjës, pas konfliktit mes tyre.
Çifti, që në rrjetet sociale është idetifikuar si modelja Robbie Hofmann dhe i dashuri i saj si Dj Alex Henderson.
Sipas raportimeve hoteli nuk ka kërkuar ende falje për incidentin që ndodhi ditën e premte.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/