DURRËS/Hetimi i policisë, pse u dogj makina e djalit të biznesmenit dhe...

DURRËS/Hetimi i policisë, pse u dogj makina e djalit të biznesmenit dhe ish-deputetes

76
0
Shares

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit që përfshiu automjetin e 26- vjeçarit në Durrës, djalit të biznesmenit të ndërtimit dhe njëherazi ish-deputetes së PS-së, Natasha Paco, shkruan “Panorama”.

Nga hetimet paraprake të zhvilluara nga ekspertët e grupit hetimor, është përjashtuar shpërthimi me lëndë plasëse dhe po punohet në dy drejtime të tjera.

Pista e parë është ajo e zjarrvënies së qëllimshme nga persona të paidentifikuar; dhe ngjarje aksidentale, si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike në paketën elektronike të automjetit.

Ekspertët shprehen se nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është konstatuar lëndë djegëse në pjesën e jashtme të mjetit dhe pranë tij, që mund të jetë përdorur nga autorët.

Në këto kushte, hetuesit mendojnë se shkak për përfshirjen në flakë të automjetit në pronësi të 26- vjeçarit të jetë bërë një shkëndijë elektrike, por paralelisht vijojnë hetimet edhe në pistën e zjarrvënies së qëllimtë.

“Nuk kemi probleme apo konflikte me persona të tjerë dhe nuk kemi dyshime që mjeti është djegur nga zjarrvënie e qëllimtë. E parkova pranë shtëpisë dhe rreth orës 23:00, konstatuam se mjeti ishte përfshirë në flakë në pjesën e përparme. Ne si familje nuk kemi pasur kurrë shqetësime dhe as kemi prishur qejf me njeri”, mësohet të ketë pohuar 26- vjeçari Spiro paco për Policinë.

Familja Paço është mjaft e njohur në qytetin bregdetar të Durrësit. Babai i 26-vjeçarit është një ndërtues me emër, ndërsa nëna e tij ish-deputete e Partisë Socialiste dhe ish zv. ministre e Pushtetit Lokal dhe aktualisht drejtore e Drejtorisë Rajonale të Sigurimit Shëndetësor Durrës dhe këshilltare e PS-së në Këshillin Bashkiak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY