FOTOGALERI/ Çelet sezoni turistik në Pogradec

FOTOGALERI/ Çelet sezoni turistik në Pogradec

164
0
Shares

Image Gallery 

Bashkia e Pogradecit hapi zyrtarish sezonin turistik për vitin 2016. Përmes aktiviteteve të shumta, kryetari i Bashkisë z Eduart Kapri uroi të gjithë bashkëqytetarët një sezon të mbarë. “Ne shpresojmë që ky sezon të jenë vërtët ndryshe dhe në Pogradec të vijnë më shumë turistë. Bashkia ka muaj që ka nisur përgatitjet duke nisur fillimisht me uljen e taksave për biznesin, për ti dhënë më shumë frymë operatorëve turistikë, që nga më të mëdhenjtë e deri tek biznesi familjar që merret me turizmin në Pogradec. Kemi mundësuar një plan për rregullimin e infrastrukturës, të rrugëve e rrugicave, të rregullimit të parkut, dhe të një ndriçimi model që vjen për herë të parë në qytet. Po ashtu, ne këtë vit do rregullojmë më mirë trafikun duke vendosur rregulla për qarkullimin. Plazhi publik këtë vit do jetë më i gjërë dhe në shërbim më të madh ndaj turistëve. Po ashtu kemi ndihmuar çdo operator të investojë në shërbime të përkohshme përgjatë kësaj vere. Së shpejti do kemi gati edhe planin rregullues, kushtetutën e bashkisë, i cili në thelb ka zhvillimin e turizmit”, tha Kapri.

Kryebashkiaku hapi edhe siparin e aktiviteteve të shumta që u zhvilluan dje për vizitorët dhe turistët e shumtë duke nisur me panairin e produkteve të zonës në Bulevardin Europa. “Sot kjo ditë i kushtohet gjithçkaje që përfaqëson Pogradecin, si aktivitete te ndryshme kulturore, si këngë, valle me kostumet popullore, lojërat popullore të krahinës, panaireve me veshjet dhe ushqimet tradicionale, me qëllim promovimin e vlerave shume te pasura etnografike, te kulinarise dhe artizanale të zones”, tha kryebashkiaku.

Më pas u inaugurua edhe zyra e re e informacionit si dhe së bashku me miqtë dhe të ftuarit e shumtë u zhvillua një vizitë në fshatin Lin, ku u hap edhe një prej mozaikëve 1500 vjeçarë të Bazilikës së Linit. Po dita e djeshme rezervoi edhe shumë aktivitete të tjera si pjesë teatrate me aktorë të njohur shqiptarë në Tushemisht, aktivitete e gara sportive, ekspozita arti, shëtitje me barka si dhe një koncert në mbrëmje në sheshin e Odeonit.

Këtë vit Bashkia e Pogradecit do të promovojë edhe turizmin malor dhe atë kulturor. Vende me rëndësi të madhe historike dhe piktoreske do të marrin rëndësinë e duhur, nga Bishnica në Gurin e Kamjes, nga Selca e varreve monumentale e deri tek Manastiri i Shën Marenës në Mokër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY