PARALAJMËRIMI/ Qentë të regjistrohen në polici, ndryshe ja sa vjet burg rrezikojnë...

PARALAJMËRIMI/ Qentë të regjistrohen në polici, ndryshe ja sa vjet burg rrezikojnë pronarët

79
0
Shares

Deri në 10 vite burg mund të dënohet çdo person i cili posedon një qen që i përket një race agresive, në rast se nuk përmbush masat e reja ligjore të cilat do të propozohen nga ministria e Bujqësisë.
Për drejtorin e veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Fero amendimet e reja në ligjin për veterinarinë do të dërgohen për miratim në Kuvend brenda muajit shtator:
“Do ketë disa sanksione akoma më të rrepta që do të jenë nga gjoba, që ne aktualisht i kemi 50 – 200 mijë lekë (të vjetra), por do jenë edhe në penalitete edhe më të forta, siç janë deri në 10 vite burg”, sqaron Fero.
Një tjetër ndryshim në ligjin për veterinarinë do të jetë edhe regjistrimi i detyrueshëm nga ana e pronarëve të qenve të tyre në polici.
“Aktualisht, ne po fillojmë të punojmë në lidhje me bazën ligjore për identifikim dhe regjistrimin e të gjithë kafshëve me pronarë, që janë një potencialë i mundshëm për t’u kthyer në qen endacak, pasi një pjesë e mirë e pronarëve, pasi u del qejfi i lëshojnë në rrugë. Unë mendoj që jo më larg se tetori do të kryhen e gjithë procedurë që të gjithë këta qenë me pronarë të regjistrohen nëpërmjet një data base që do të ketë”, shton Fero.
Këto ndryshime në ligjin për veterinarinë vinë pas publikimit në media të videove ku qentë e racave të rrezikshme si Pitbull apo Rodvailer lëvizin pa maska në hapësira publike duke u shndërruar kështu në rrezik për qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY