DETAJE/ Krerët e partive parlamentare zbardhin për çfarë u diskutua dhe ku...

DETAJE/ Krerët e partive parlamentare zbardhin për çfarë u diskutua dhe ku ka “ngecur” marrëveshja mazhorancë – opozitë

121
0
Shares

Në përfundim të takimit të sotëm, krerët e partive parlamentare, pjesëmarrëse në tryeza, kanë zbardhur zbardhin për çfarë u diskutua dhe ku ka “ngecur” marrëveshja mazhorancë – opozitë.
Duket se në këtë tryezë, Edi Rama ka mbetur i vetëm, pasi edhe aleatët e tij, LSI dhe PDIU, si edhe LIBRA, janë “pro” paketës “McAllister +”, ku parashikohet edhe zhvendosja e datës së zgjedhjeve.
Përfaqësuesja e “LIBRA-s, Mimoza Hafizi u shpreh se, “Ne jemi për standardet zgjedhore dhe insistojmë për këto standarde. Insistimi ynë lidhet me numërimin elektronik. Rolit tonë e kryem, ndaj edhe dolëm. Basha dhe Rama po vazhdojnë një takim ‘kokë më kokë. Diskutimet në tryezë ishin për datën e zgjedhjeve, bazë diskutimi ishte paketa ‘McAllister +’”.
Ndërkohë, kreu i PR, Fatmir Mediu, zbuloi se data 18 qershor është pengesë, nga Edi Rama, për pranimin e paketës “McAllister +”.
“Pozicione të përafërta por edhe të ndryshme. Opozita pranon paketën ‘McAllister +’. Shpresojmë që edhe Edi Rama të pranojë këtë paketë. Ai ka përgjegjësinë më të madhe edhe përballë ndërkombëtarëve që kanë negociuar këtë paketë”, u shpreh Mediu në përfundim të takimit të sotëm.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY