Nuk iu ka shpëtuar objektivave të fotografëve gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri, shkruan sot gazeta e njohur italiane ”Corriere della Sera” për tifozen shqiptare Rike Roci.
”Kapele dhe dekolte marramendëse, në pak orë fotot e saj përfunduan në rrjet dhe ajo u zgjodh tifozja më seksi e Euro 2016. Quhet Rike Roci, zemra e saj si tifoze rreh për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, shkruan gazeta.
”Profili i saj në Instagram, pas shkrepjeve nga tribuna, arriti menjëherë në 85 mijë”, shton ajo.
”Media e ka pagëzuar si Larissa Riquelme e re, tifozja paraguajane e cila i çmendi të gjithë gjatë Botërorit në Afrikën e Jugut 2010”, përfundon ”Corriere della Sera”. /ora news/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/