Infermieret i nxjerrin rrenën Ramës në shesh: Ja cfarë i shkruan shkodrania

Infermieret i nxjerrin rrenën Ramës në shesh: Ja cfarë i shkruan shkodrania

54
0
Shares

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot nga Facebook duke debatuar me qytetarë që i shkruajnë të provokuar pasi ka postuar një mesazh në lidhje me mjekësinë.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të përkushtimit 31 vjeçar të kësaj infermiere në një nga qendrat shëndetësore të Tiranës🌹

Sot, Majlinda Beluli, falë taksës së ndershme vendosur më 2014 dhe rritjes së pagës këtë vit, merr çdo muaj 100,026 lekë më shumë se në 2013, ose 1,200,312 lekë më shumë në vit.

Shumë është bërë për shërbimet shëndetësore, spitalet, personelin mjekësor. Por ende më shumë mbetet për t’u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot”, shkruan Rama.

Të gjithë janë dakord se infermierja e zgjedhur nga Rama është një punonjësve shembullore por ndërkohë i kujtojnë atij se asgjë nuk ka ndryshuar në shëndetësi. Për më shumë një infermiere nga Shkodra thotë se rritja e pagave që ai përmend është një rrenë.

“Lum si ZONJA qe paska marr shtes se ktu ne SPITALIN RAJONAL SHKODER punoj re REANIMACIONIN E PEDIATRIS mbulojm MALSIN E MADHE,PUKEN e SHKODREN dhe vet ti ZOTI KRYEMINISTER ke ardh me e inaguru me pajisje te reja na ASHT shtu rroga 15 mij Lek te vjetra Edhe ma è forta ASHT se ne NUK na quajn REANIMACION Edhe pse stafi ktu kuron FEMIJT rend te 1 QARKU se NUK Ka PEDIATER AS PUKA AS MALSIA MADHE.RESPEKTE….pabarazi e padrejtsi e madhe”, shkruan infermierja e prezantuar në rrjet si kristi.

postim rama spiotale

Ndërkaq një tjetër ndjekës i ka shkruajtur Ramës, O kokosh ndërsa ky i fundit i ka thirrë pulë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY