Akuzat për shpërdorim fondesh, ish-ministri Ksera përfiton gjykim të shkurtuar

Akuzat për shpërdorim fondesh, ish-ministri Ksera përfiton gjykim të shkurtuar

51
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka vendosur që ndaj ish-ministrit Spiro Ksera të ketë gjykim të shkurtuar. Ish-ministri i Punës Spiro Ksera ka përfituar gjykim të shkurtuar dhe do të përfitojë uljen e dënimit me 1/3 nëse shpallet fajtor. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Kserës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Ndonëse u kërkua i njëjti vendim edhe për Kleves Bitron, trupa gjykuese nuk vendosi të njëjtën masë, duke vendosur që ai të gjykohet me proces normal.

Trupa gjyqësore ishte e përbërë nga gjyqtarët Sokol Pasho, Martin Deda Albert Meçe.
Pas pesë muaj hetimesh ish Ministri i punës në qeverinë Berisha Spiro Ksera, përfundoi në gjykatë si pandehur me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Sipas prokurorisë veprimet e paligjshme të zyrtarëve i shkaktuan shtetit një dëm prej30 milion lekëme anë të vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve.
Sëbashku me Kserën në akuzë janë dhe 4 ish-vartës të tij dhe administrator i një kompanie private, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin sipas prokurorit Tavani ata krijuan dokumente fiktive për aktivitete të realizuara më parë.
Ksera i cili kërkoi lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit mohoi akuzën duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht pasi ai është përfaqësuses i minoritetit Grek në vendin tone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY