Gjirokastër, i lidh gojën të moshuarës dhe tenton t’i grabisë banesën

Gjirokastër, i lidh gojën të moshuarës dhe tenton t’i grabisë banesën

60
0
Shares

Një 28-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të vjedhë me dhunë një të moshuar. Policia Vendore e Gjirokastrës sqaron se ngjarja ka ndodhur në banesën e të moshuarës në fshatin Likomil në Dropullin e Sipërm dhe autori i dyshuar është Ndriçim Dervishaj.
“Në fshatin Likomil, bashkia Dropull ka tentuar të vjedh me dhunë banesën e E. Dh., 71 vjeçe. Ky person ka shkuar në orët e pasdites rreth orës 18.00 në banesën e E. Dh., e cila ishte vetëm në oborrin e banesës pasi bashkëshorti kishte ikur me bagëti. Pasi ka shkuar në oborr ka ushtruar dhunë mbi E. Dh., duke i mbyllur gojën me qëllim që kjo të hapte banesën dhe të tregonte lekët dhe mos bërtiste. E. Dh., në përpjekje e sipër ka mundur të kërkojë ndihmë duke bërtitur. Në këto i dyshuari është larguar me vrap pa vjedhur gjë në banesë”, sqaron policia.
Banorët e fshatit kanë lajmëruar Stacionin e Policisë Dropull dhe pas rreth 45 minuta është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë autorin rreth dy kilometra lar vendngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me dhunë e mbetur ne tentativë” parashikuar nga nenet 139 dhe 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY