Arrestohet pronarja e kopshtit privat që dhunonte fëmijën 3-vjeçar

Arrestohet pronarja e kopshtit privat që dhunonte fëmijën 3-vjeçar

58
0
Shares

Shoqërohet në polici administratorja e kopshtit, e denoncuar sot në emisionin investigativ “Stop”, për dhunë ndaj një fëmije 3-vjeçar.
Ndërkohë, edhe prokuroria ka nisur hetimet kryesisht në lidhje me rastin e dhunës në kopshtin privat në periferi të Tiranës, në Sauk.
Kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha ka urdhëruar nisjen e hetimeve. Ai ka urdhëruar prokurorin e gatshëm Genci Qana që në bashkëpunim me policinë të fillojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.
Veprimet e para mësohet se kanë nisur gjatë kohës që videoja ishte ende në transmetim.
Mësohet se prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi për autoren kryesore të dhunës, Anjeza Shabani dhe për 4 persona të tjerë punonjës të kopshtit që kanë qenë të pranishëm në videon e cila është marrë si provë nga ana e prokurorisë.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

Pas publikimit të videos në datë 20 Qershor 2016 nga emisioni investigativ “Stop”, TV Klan, ku u shfaqën pamje të ushtrimit të dhunës ndaj një fëmije të mitur 3 vjeç në një kopsht privat në zonën e Saukut Tiranë, policia sqaron se u identifikua shtetasja e shfaqur në video (edukatorja) e kopshtit, njëkohësisht administratore e këtij kopshti privat. Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan shtetasen Anjeza Husha, 33 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet proceduriale në ngarkim të kësaj shtetaseje u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Keqtrajtim i të miturve” parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga Neni 248 Kodit Penal.

 
Për më shumë mund të lexoni edhe …

VIDEO/ STOP denoncon dhunimin të 3-vjeçarit në kopsht
/web/VIDEO_STOP_denoncon_dhunimin_te_3_vjecarit_ne_kopsht_20937_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY