Tritan Shehu: Martesat gay nuk janë kusht për integrimin e Shqipërisë në...

Tritan Shehu: Martesat gay nuk janë kusht për integrimin e Shqipërisë në BE

76
0
Shares

Ish- ministri demokrat i Shëndetësisë reagon në lidhje me ndryshimet kushtetuese për martesat gay.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale Shehu thekson se nuk është e vërtetë ajo që pretendon e majta se mos pranimi i këtyre martesave do të ndikojë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Reagimi i Tritan Shehut
“Pergjigje” edhe ndaj tinazarise se propozimeve te ndryshimeve tona kushtetuese per ciftet homo seksuale, nga “GJYKATA EUROPIANE E TE DREJTAVE TE NJERIUT” ne sesionon e peste te saj, dy dite me pare:
Me vendimin e saj largpames e te mencur ajo Gjykate konfirmon se mos pranimi i martesave gay nuk shkel te drejtat e njeriut.
AJO KONFIRMON SE ESHTE E DREJTA E CDO SHTETI TE VENDOSE KONFORM REALITETIT TE TIJ SE CILI DO TE JETE STATUSI JURIDIK I CIFTEVE GAY.
Pra ndryshe nga spekullimet e te majtes sone, legalizimi i atyre martesave nuk eshte aspak nje kusht per rrugen tone te integrimit.
AQ ME PAK KJO MUND TE JETE NJE KLAUZOLE PER REFORMEN TONE NE DREJTESI!
Ne Kushtetute qartesisht eshte vendosur parimi i antidiskriminimit ne terma te pergjitheshme, qe perfshin te gjitha kategorite e mundeshme, kjo mjafton!
Vendosja ne ate me emer sic propozohet e disa kategorive, qe nuk duhet te diskriminohen eshte non sens.
Ne fakt kjo hap rrugen e diskriminimit per ato kategori qe nuk permenden (natyrisht nuk mund te vendosen te gjitha ne Kushtetute, te sotmet dhe te nesermet).
KY VEPRIM “SKUTHASH” SYNON VECSE PER TE MASKUAR FUTJEN E TOG FJALEVE “CIFTET HOMOSEKSUALE” ATY, PER T’I HAPUR RRUGE ATYRE MARTESAVE NESER.
Ne te gjithe jemi kunder cdo forme diskriminimi, kemi nje ligj te vecante te tille, PER TE CILIN UNE PERSONALISHT KAM DHENE NJE KONTRIBUT TE VECANTE.
JEMI EDHE PER MBROJTJEN E FAMILJES SI THEMEL I SHOQERISE NJERREZORE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY