Policia e Pogradecit ka arrestuar një 27-vjeçar, autori i kultivimit të 2000 rrënjëvë kanabis sativa në fshatin Dardhas.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin Blerand Gjona, 27 vjeç, banues në fshatin Prenisht. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pranë vendit të quajtur “Velangovë” mbi fshatin Dardhas, tek një parcelë toke në të cilën u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies, një sasi prej 2000 rrënjësh bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva”, informon policia.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/