Komisioni i Reformës në Drejtësi ka nisur edhe sot punën, por pa opozitën, pasi kjo e fundit ka vendosur të mos marrë pjesë. Partia Demokratike e ka bojkotuar edhe sot komisionin e Reformës në Drejtësi, në vazhdën e kërkesës për kompromis me opozitën për rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Në mbledhjen e sotme do të diskutohet për Gjykatën Kushtetuese.
Një ditë më parë, Gramoz Ruçi i dërgoi një letër kreut të Kuvendit Ilir Meta, ku i kërkonte që Konferences se Kryetareve të marrë dy vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën ligjore që duhet te ndjekë miratimi i reformës. Por letrën e Ruçit, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka e quajti provokim të rëndë ndaj opozitës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/