VIDEO & FOTO/ Finalizohet operacioni “KONTRATA”, dy në pranga, një në kërkim

VIDEO & FOTO/ Finalizohet operacioni “KONTRATA”, dy në pranga, një në kërkim

70
0
Shares

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë,  në
bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të policisë Korçë, në kuadër të finalizimit të
këtij operacioni bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të:
Janaq Qirici, 52 vjeç, banues në Vithkuq.
Aldo Kita, 26 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit Janaq Qirici (të cilin i`a kishte lënë në përdorim me kontratë qeraje shtetasit Aldo Kita) në vendin e quajtur “Vaskat e Peshkut”, në afërsi të centralit elektrik në fshatin Vithkuq, konkretisht në pjesën e tavanit u gjet një sasi prej 23 KG me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa e vendosur në 10 (dhjetë) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër bar-kafe në pronësi po të këtij shtetasi, në qendër të fshatit Vithkuq u gjetën: 3(tre) aparatura lojëra fati, 1(nje) arme gjahu pa leje, 2(dy) pajisje  grirëse për lëndë narkotike të llojit  “Canabis Sativa”.
Strukturat e Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollin e territorit që mbulon kjo njësi administrative dhe kanë konstatuar e goditur edhe një rast tjetër të prodhimit e shitjes të lëndës narkotike e posedimit të armëve luftarake dhe e municionit.
Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 31 vjeçarit Pandeli Dine, banues në fshatin Vithkuq.
Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij, 24 vjeçari A.H, banues në Fier.
Kjo pasi në banesën e Pandeli Dines, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale një sasi prej:
137 KG lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva e vendosur në 15 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë, 2 armë zjarri dhe  municion luftarak, 1 autoveturë tip kamionçinë e markës “Mitsubishi”  me targë AA 747 EF.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor  Korçë  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Venia ne dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”,  të parashikuara nga nenet 283/2; 280; 198 të Kodit Penal.

kompjutra

droge komp

droga korce

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY