Edi Rama ka marrë përsipër dështimin e reformës në drejtësi, deligjitimimin e Parlamentit dhe destabilizimin e Shqipërisë, deklaroi sot Lulzim Basha para medieve pak pasi përfundoi mbledhjen me grupin parlamentar të PD-së.
Edi Rama mori përsipër dështimin e sigurt, shtyrjen 1 vit të reformës duke rrezikuar delegjitimitetin e dhe destabilitetin e Shqipërisë. Jemi ndeshur me këtë axhendë të Edi Ramës që në fillim dhe është falë kontributit tonë që i kemi hequr nga duart njerin pas tjetrit proceset e kapjes të drejtësisë, si atë të Byrosë së Hetimit apo kontrollit të vetingut.
Ajo që kërkojmë ne është ta përfundojmë këtë proces për drejtësinë që e meritojnë shqiptarët dhe jo si një peshqesh për Edi Ramën.
Thirrja jonë mbetet zbatimi i plotë i Rekomandimit 88 të Venecias. Refuzuesi është Edi Rama, sepse armiku i drejtësisë së pavarur është Edi Rama.
I bëj thirrje deputetëve të mazhorancës që të mos perdoren politikisht nga njeriu që kërkon të marrë peng drejtësinë e pavarur.
Kjo nuk është çështje opozitare, por çështje kombëtare: si e duam drejtësinë? Nën hyqmin e Edi Ramës? Ne e bëmë zgjedhjen tonë”, deklaroi Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/