3 persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të 2750 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa, në periferi të Tiranës.
Të arrestuarit janë Lufti Neli 38 vjeç, Fatjon Xhaferri 19 vjeç dhe E. Xh., 15 vjeç,të tre banues në Tirane. Ndërsa u shpallën në kërkim A. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Xh., 28 vjeç, banues në Krujë.
“Arrestimi dhe shpallja në kërkim u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e policisë ka evidentuar në fshatin Pinar, në vendin e njohur si “Kodra e Diellit”, të mbjella në dy parcela pranë njëra-tjetrës si dhe në fshatin Palaq, njësia administrative Prezë rreth 2750 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Fatjon dhe E. Xhaferri, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale dy armë zjarri:Një automatik i tipit AK-47 dhe një pushkë 10-tëshe.
Materialet i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 284 dhe 278 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/