Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli dje përvojën e saj mbresëlënëse në Euro 2016. Barazimi i Portugalisë na la jashtë këtij kompeticioni duke bërë që Shqipëria të kthehet në atdhe.
Lajmin për kthimin e kombëtares sot në orën 15:30 e dha vetë dje Kryeministri Edi Rama i cili gjithashtu ftoi të gjithë të presin “heronjtë tanë kombëtarë”
Plani i pritjes:
Pritja do të nisë të bëhet në Rinas, ku një autobus i hapur do të presë kuqezinjtë, ashtu si të ishte ekip kampion.
Do të bëhet bllokimi i rrugëve ngaRinasideri në sheshin “Nënë Tereza”
Lojtarët do të nderohen me çelësin e bashkisë së Tiranës. Ceremonia në“Tirana Fan Zone”.
Pastaj në Ministrinë e Jashtme do vijojnë procedurat për pasaportat diplomatike.
Pritje dhe në Kryeministri
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/