Qeveria fal debitë e minatorëve dhe invalidëve ndaj fondit të Sigurimeve Shoqërore

Qeveria fal debitë e minatorëve dhe invalidëve ndaj fondit të Sigurimeve Shoqërore

60
0
Shares

Nga të dhënat zyrtare mësohet se janë 260 minatorë që kanë dalë në pension të parakohshëm dhe rreth 1000 invalidë të pjesshëm dhe të plotë që përfitojnë nga kjo falje. Bëhet fjalë për persona që kanë ushtruar aktivitet ekonomik përgjatë vitit që lamë dhe nuk e kanë deklaruar. Pra kanë pretenduar se ishin të papunë. Këtyre personave u është pezulluar përfitimi dhe u është vlerësuar masa e debisë, e cila varion nga 15 mijë lekë deri në 150 mijë lekë të rinj për minatorët dhe 4- 5 mijë lekë të rinj për invalidët.
“Falen detyrimet ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti, dhe të personave që kanë marrë pension sipas dispozitave të ligjit ‘Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë’, në përputhje me gjendjen e papaguar në datën 31.12.2016, të cilat kanë rezultuar si shkak i punësimit të tyre gjatë kohës që përfitonin pensionin e invaliditetit apo pension si punonjës që ka punuar në miniera, në nëntokë”, thuhet në nenin 1 të draftligjit të ri, që do të kalojë për diskutim në Kuvend. Nga kjo amnisti do të përfitojnë edhe ata të cilët sot janë në proces gjyqësor. Çështjet e tyre do të pushohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
“Falja përfshin edhe detyrimet e njohura me vendim të gjykatave, ndërsa çështjet në proces gjykimi nuk përbëjnë objekt konflikti gjyqësor dhe pushohen. Brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Instituti i Sigurimeve Shoqërore të evidentojë dhe të zbatojë të gjitha procedurat administra tive dhe dokumentare të evidentimit të detyrimeve të falura”, përcaktohet në nenin 2. Vlen të theksohet se për këto dy kategori, të gjitha detyrimet që do të krijohen pas datës 1 janar 2017, për shkak të punësimit, nuk do të falen sipas përcaktimeve ligjore.
Ndërkohë që nuk mund të përjashtohen nga detyrimet personat në pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi apo pension suplementar, të cilët kanë deklaruar se janë të papunë dhe vijojnë të jenë të punësuar, si ushtarakët apo punonjësit e universiteteve dhe shkollave të larta, të cilët kanë tituj shkencorë, si dhe personat që kanë kryer funksione kushtetuese apo punonjësit e shtetit.
Pak ditë më parë, Këshilli Administrativ i ISSH-së miratoi një tjetër vendim që ka të bëjë me ndryshimin e kritereve të punësimit të invalidëve. Në draft është parashikuar që të lejohet tërheqja e pensionit të pjesshëm të invaliditetit nga invalidët kur janë të punësuar ose të vetëpunësuar. Këta persona, kur punojnë si të punë- suar apo të vetëpunësuar në sektorin privat, thuhet në relacion, e marrin pensionin mujor të caktuar, pavarësisht nga shuma e të ardhurave mujore që realizojnë nga punësimi apo vetëpunësimi.
Ndërsa kur invalidët e pjesshëm punojnë në sektorin publik ose jopublik shtetëror, ata do ta marrin pensionin e invaliditetit sipas përcaktimeve nga KMCAP, pra duke marrë një rrogë sipas punës me orar të reduktuar, ose kur për shkak të sëmundjes punësohen me orar të plotë në një punë të lehtë, që paguhet më pak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY