Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këto ditë në Laprakë ku policia ka arrestuar dhe dërguar në qeli nënën e pesënjakëve. Një nag femijët e tjerë ka shkruar një letër ku bën të ditur skandalin e arrestimit të nënës që lindi pesënjakë, të gjithë djem, 12 vjet më parë.
Në vijim një pjesë e letrës që është publikuar në faqen e ish-kryeministrit Berisha.
“Me lejoni tju shpjegoj historine Z.Berisha.
Ne vitin 2004 nje Nene nga Kalaja e Dodes Lindi ne maternitetin e Tiranes 5femije binjake te gjithe djem me shendet te mire .
Ai eshte nje nga rastet me te rralla ne bote dhe Shqiperi sepse ka 5binjake por asnjehere 5djem binjake
Emrat e tyre jane Asllan, Beqir, Shkelzen, Sabedin dhe Resul Kupa
Kjo familje e rralle dhe fisnike jeton vetem me nje pension qe eshte lidhur ne kohen tuaj per 5njaket 250 leke dhe asgje tjeter. Sot ata jane 12 vjec dhe Jane rritur me sakrificen e nje Nene kryefamiljare te vetme.
Ne vitin 2015 Oshe nderpret dritat tek kjo familje sepse kjo figuronte debitore. Me pas nga pamundesia per ti paguar ajo i lidh dhe vjen policia Ku e con ne komisariat me nje dhune dhe terrorr qe nuk eshte pare asnnjehere .Kete Nene e terheqin zvarre deri ne komisariat duke ja lene femijet ne meshire te fatit sepse ajo banon ne Katin e 8te te pallatit G Laprake ku ata edhe mund te hidheshin nga dritaret dolen ne rruge sepse kerkonin nenen e tyre.
MBAs kesaj letrat shkojne ne prokurori dhe pastaj ceshtja kalon ne gjykate Ku gjykata pa meshire e denon me 18 muaj burgim detyrim paraqitjeje. Theksoj se e gjithe debia eshte shlyer e gjitha sepse nena ime arriti tu marre borxh familjareve dhe tani ja kerkojne me kembngulje te madhe dhe e kercenojne por ajo nuk ka.
Kjo familje nuk trajtohet me ndihme ekonomike sepse sipas njesise dhe ninistrise nuk e meritonte. Kjo familje perbehet nga djali i madh Rrahmani student (une qe po ju shkruaj) vajza Dallendyshja Ku eshte me probleme te renda shendetesore dhe mendore dhe invalide Dallendyshja ka nevoje per kurim Jashte shtetit urgjente por vendimi nuk e lejon te levize Jashte shtetit per shkak te vendimit.
U kam shkruajtur letra te gjithe zyrtareve dhe ministrave dhe me Kane kthyer pergjigje negative dhe shumica e tyre nuk me Jane pergjigjur.
Cfare te bejme?
Ku te perplasemi?
Duhet te vdese motra ime ?
Cfare do te ndodhte sikur keta 5njake te jetonin ne nje shtet tjeter?
Jane nxenesit me te mire te shkolles dhe shume te zgjuar
Jam i sigurte qe do ta bejne realitet enderren sepse shpresojne dhe shpresa eshte gjeja e vetme qe Kane.
Duke ju shprehur vleresimet me te medha falenderimin me te madh mbetemi me shprese se do te na ndihmoni
Me Rrespekt
Rrahman Kupa
Fallnxe Kupa
Dhe 5njaket”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/