Gafa tjetër e procesverbalit të Kuvendit

Gafa tjetër e procesverbalit të Kuvendit

56
0
Shares

Procesverbali i Kuvendit ku përshkruhet debati në Parlament dy javë më parë ka patur një gabim tjetër që aq sa komik është edhe serioz.

Fjalët e Edi Ramës i janë veshur Edi Palokës duke e kthyer procesverbalin një përzierje të pakuptueshme kur është fjala për citimin e Palokës.

Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar këtë shumë të rëndë gabimin dhe ka akuzuar shumicën se e ka kthyer Kuvendin si të mbathurat e Shukri Xhelilit.

Paloka: Në përmbledhjen e seancës së shkuar, në faqen 18 ka ndodhur një gjë shumë e tmerrshme, në vazhdim të fjalës sime është vënë fjala e Ramës. Nuk kam folur kurrë si ai, pavarësisht oratorisë së zotërisë, në momentin kur unë citoj rastet kur kryeministri ka mbrojtur krimin dhe kriminelët, kur regjistroj faktet nga Xhuvani te Roshi është fshirë kjo pjesë dhe është vënë fjala e Ramës.

Meta: Do verifikohen edhe me prezencën tuaj

Berisha: Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë dhe i diktuar

(deputetet e shumicës shpërthejnë në të qeshura me zë)

Berisha: Qeshin këta se e kanë bërë parlamentin si të mbathurat e Xhelilit, si ato të Xhelilit e keni bërë parlamentin a e kuptoni apo jo

Meta: Është një ndër aktet më të rënda në 25 vjet!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY