Katër tifozë shqiptarë janë gjobitur nga autoritetet malazeze pasi kishin të stampuar në makinat e tyre flamurin kombëtar. Ata u ndaluan në qytetin e Budvës, rrugës duke u kthyer nga Franca. Policia i ndaloi dhe i dërgoi në gjykatë me pretendimin se flamuri i stampuar në makinë ishte një provokim për turistët dhe banorët e Malit të Zi. Makina, një Golf, kishte flamurin shqiptar në pjesën e përparme dhe në pjesën e pasme. Policia i ka detyruar që ta heqin flamurin dhe pasi kanë paguar edhe gjobën që u vendosi gjykata, janë lënë të lirë. Dënimi është dhënë nga gjykata malazeze teksa shqiptarët po ktheheshin nga Franca ku ndoqën kombëtaren e tyre në Lion.
Kujtojmë se Shqipëria po ratifikon anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, procedurat për të cilën kanë hyrë tashmë në Parlament dhe po ashtu sot kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajovic po viziton Tiranën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/