VRASJA E ELTON ÇIÇOS/ Polici që fshehu armën e viktimës kërkon lirinë...

VRASJA E ELTON ÇIÇOS/ Polici që fshehu armën e viktimës kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

80
0
Shares

Punonjësi i policisë Alban Trimi që ishte në një tavolinë me Elton Çiçon që u ekzekutua, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Alban Trimi u arrestua për prishje të skenës së krimit, pasi fshehu pistoletën që mbante me vete viktima Elton Çiço. Rekursi në Gjykatën e Lartë është depozituar më 17 qershor, shkruan sot gazeta ‘Panorama’.

Dy vendimet e para, ajo e Shkallës së Parë dhe e Apelit e lanë në burg policing Trimi, i cili së bashku me një mjek që ishte edhe ai në tavolinën e viktimës, fshehën të dy armën e Çiços.

E gjithë skena e ekzekutimit të viktimës dhe më pas fshehja e armës së tij nga dy miqtë me të cilët ishte në tavolinë, është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, ndërsa janë identifikuar dhe dy autorët; Jani Alia vrasësi dyshuar dhe Renato Milloshi, i cili ka ndihmuar autorin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY