Policia fsheh vdekjet nga përdorimi drogave

Policia fsheh vdekjet nga përdorimi drogave

106
0
Shares

Përdorimi i drogave në vendin tonë nuk është më vetëm problem i të rinjve. Konsumatorë të saj sipas mjekëve, tashmë janë edhe adoleshentët apo mosha e mesme. Kjo kategori i përket moshave nga 13 vjeç në mbi 40 vjeç, bëjnë të ditur mjekët
Rreth 10 – 12 mije persona në Shqipëri mjekët i konsiderojnë përdorues problematik ndërsa mbi 40 mijë thonë se arrin numri i atyre që e kanë provuar qoftë dhe një herë në vit drogën.  Abuzimi më i madh ndodh me kokainën dhe hashashin, por specialistët vërejnë me shqetësim se kohët e fundit po përdoren edhe drogat sintetike.
Vdekjet nga përdorimi i drogës sipas mjekëve janë 10 fish më të larta se ato që reflektohen në raportet e policisë. Ndërkohë që në ditën ndërkombëtare kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave ata shprehen se kapacitetet e shërbimit të toksikologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” janë të pamjaftueshme për të trajtuar rastet që paraqiten atje dhe apelojnë për shtrirjen e këtij shërbimi edhe në spitalet rajonale. 
mjeku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY