Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PAJISJA E PËRGJIMIT/ Prokuroria heton edhe në burgje, dyshime për implikim të kryegardianit Artur Zoto

24/06/2016
PAJISJA E PËRGJIMIT/ Prokuroria heton edhe në burgje, dyshime për implikim të kryegardianit Artur Zoto
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet për skandalin e përgjimeve edhe në burgje.
ABC News ka mësuar se me urdhër të prokurorëve të çështjes, hetuesit kanë sekuestruar librat e hyrje-daljeve në disa paraburgime dhe burgje në Shqipëri. Kjo pasi është evidentuar se agjentët e Forcave të Posaçme të Operacionaleve nën drejtimin e të proceduarit penalisht Entiol Xhelilaj kanë përdorur pajisjen IMSI Cathcer edhe në Burgje.
Sipas akuzës, janë sekuestruar tashmë regjistrat e paraburgimit “Mine Peza” i njohur si 302, burgut të Peqinit dhe Fushë-Krujës. Në të tre këto institucione të vuajtjes së dënimit, mësohet se prokurorët kanë konstatuar hyrjen e makinës ku ndodhej pajisja dhe agjentët e Forcave të Posaçme Operacionale. Në tre rastet, rezulton se veprimi hetimor është kryer pas mesnatës së datave të ndryshme gjatë vitit 2015. Në librat e regjistrave që janë sekuestruara, thonë burimet e prokurorisë, janë evidentuar targat e makinës ku ndodhej e instaluar pajisja e përgjimit si dhe emrat e personave që kanë hyrë në burg, nën drejtimin e Entiol Xhelilajt me detyrë përgjegjës i IT-së në komisariatin e Forcave të Posaçme Operacionale. Burimet thonë se në regjistra, është shënuar nga oficeri i rojës, se urdhri për lejimin e hyrjes së makinës së përgjimit që drejtohej nga Xhelilaj është dhënë me telefon nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto. Prokurorët nuk kanë gjetur dhe sekuestruar në arkivën e burgjeve ndonjë vendim prokurori që kërkonte lejimin e pajisjes së përgjimit të kryente veprime hetimore brenda burgut. Për këtë fakt, hetuesit pritet të marrin në pyetje personelin e burgut për të mësuar ndonjë detaj më shumë se kush ka qenë subjekt i hetimit nga agjentët e përgjimit.
I pyetur për këtë fakt, ministri i drejtësisë Ylli Manjani nuk preferoi të komentoi.
Sipas prokurorisë, për llogari të këtij hetimi janë verifikuar edhe targat e mjetit me të cilën agjentët kanë hyrë në burgje dhe kanë rezultuar se kanë qenë tagra fiktive, të falsifikuara. Për llogari të kësaj dosje, u pezullua për disa ditë Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako por me vendim të Gjykatës së Apelit u rikthye në detyrë. Ndërsa janë proceduar edhe dy zyrtar të policisë, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.