DETAJE/ Rrëmbimi i anijes, dyshime se marinarët shqiptarë mund të jenë bashkëpunëtorë

DETAJE/ Rrëmbimi i anijes, dyshime se marinarët shqiptarë mund të jenë bashkëpunëtorë

70
0
Shares

Foto, marinari egjiptian, Adel Mohamed Sallam

Ndërsa kanë kaluar tre ditë nga zhdukja e peshkarexhës “Çelepia 2”, ende nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e dy marinarëve shqiptarë, të cilën ndodhen në bordin e saj.
Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në dorë hetimet për veprën penale të gjobëvënies. Ndërkohë, mësohet se ka dyshime se marinarët shqiptarë mund të jenë bashkëpunëtorë të egjiptianit, për motive që janë ende të paqarta.
Marinari egjiptian, Adel Mohamed Sallam, dy ditë më parë kontaktoi me një bashkëkombësin e tij në Durrës, duke thënë se kishte marrë peng dy shqiptarët, Dhimitër Malja dhe Luan Mema dhe se do të fundoste anijen, nëse nuk i paguheshin 70 mijë euro.
Për ta bërë sa më të besueshme pengmarrjen, egjiptiani dërgoi dhe një foto të një nga marinarëve shqiptarë, të cilin e kishte lidhur me zinxhirë dhe litar.
Kjo foto, sqaron pengmarrësi është bërë në portin e Aleksandrisë në Egjipt, aty ku ndodhet edhe peshkarexha sipas tij.
Autoritet shqiptare nuk mund të përcaktojnë se ku është anija, pasi është fikur aparatura e “blue box-it”.
Ndërsa autoritetet egjiptiane sqarojnë se nga kërkimet e bëra nuk kanë mundur të gjejnë anijen në portin e Aleksandrisë.

marinari peng egjipt
Foto, një nga marinarët shqiptarë të marrë peng

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY