Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur një prokuror në Gjirokastër.
Burime nga policia lokale bënë me dije se bëhet fjalë për Rustem Mahmutaj, 21 vjeç, banues në Lazarat.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se sot, i riu ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Apelit pasi akuzohej për “moskallzim krimi”.
Pasi ka mbaruar procesi gjyqësor 21-vjeçari ka kanosur për shkak të detyrës Prokurorin pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Gj. F.
Materialet në ngarkim të shtetasit Rustem Mahmutaj, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/