Një i ri i cili kundërshton fizikisht me forcë administratorin e provimit si dhe punonjësit e policisë , është arrestuar nga policia e Kurbinit. Sipas policisë, i arrestuari është 18-vjeçari Floriol Myrta, pjesëmarrës në provimin e maturës shtetërore në Kurbin.
Burime të policisë Vendore bënë të ditur se sot nga specialistët e Seksionit për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, se arrestimi i të riut u bë sot pasi rreth orës 10.00, Floriol Myrta, pjesëmarrës në provimin e maturës shtetërore, është konfliktuar me Administratorin e provimit duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Gjithashtu në momentin që kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, që kanë qenë prezent në këtë shkollë, për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së provimit , shtetasi Floriol Myrta ka kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë .
Sipas policisë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Floriol Myrta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ” Goditje për shkak të detyrës” te parashikuar nga nenet 236/2 dhe 237 te Kodit penal.
Materialet do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/