FOTO & EMRA/ Itali, zbulohet laboratori i heroinës, arrestohet shqiptari

FOTO & EMRA/ Itali, zbulohet laboratori i heroinës, arrestohet shqiptari

100
0
Shares

Policia në Foggia të Italisë ka zbuluar një laborator për përpunimin e heroinës, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona, mes të cilëve një shqiptar.
Në pranga ka rënë shqiptari Tefik Lecini 29 vjeç
(te foto e mëposhtme, djathtas), pronari i ndërtesës ku u gjet laboratori Massimo Bruno, 47 vjeç, dhe një grua rumune, Mirabela Ciocodan, 30-vjeçare.
Pas informacioneve të marra, karabinierët kanë arrestuar në flagrancë 3 personat të cilët ishin duke përzier një substancë narkotike me blender elektrik.
Policia sekuestroi 620 gramë heroinë e pastër, e cila do të ndahej në 906 doza si dhe një asi tjetër të papërgatitur, me peshë rreth 2 kilogram, e cila mund të ndahej në 2515 doza.
Shqiptari së bashku me italianin janë lënë në burg, ndërsa gruaja rumune, nënë e dy fëmijëve është lënë në arrest shtëpie.
schermata-2017-04-20-alle-11

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY