DETAJE/ Vrasja e biznesmenit qipriot, zbulohen lëvizjet e dy atentatorëve shqiptarë

DETAJE/ Vrasja e biznesmenit qipriot, zbulohen lëvizjet e dy atentatorëve shqiptarë

62
0
Shares

Policia e Qipros është vënë në kërkim për kapjen e shqiptarit Aleks Burreli, i akuzuar si atentatori i biznesmenit qipriot Fano Kalopsidioti. Në këtë ngjarje mbeten të vdekur edhe dy policë që ishin së bashku me biznesmenin dhe shqiptari tjetër, Jani Vogli.
Mediat greke duke iu referuar hetimeve të policisë vendase bëjnë me dije se policia qipriote ka nisur kontaktet me atë shqiptare për të shkuarën e dy shqiptarëve dhe lëvizjet e tyre. Sipas tyre, autoritetet e vendit tonë kanë konfirmuar se Burreli dhe Vogli janë nisur nga Tirana më 7 maj për në Stamboll. Një ditë më vonë ata kanë shkuar në Qipro, pikërisht më 8 maj.
Autoritetet qipriote dyshojnë se ka qenë edhe një person i tretë që ka ndihmuar Aleks Burrelin të arratisej, pasi ai është parë nga dëshmitarët të largohej duke çaluar nga vendngjarja. Policia e Qipros dyshon se ky atentat është vazhdim i disa akteve të tilla kriminale të ndodhura edhe disa vite më parë, që ka lidhje me një vrasje të pesëfishtë në vitin 2012.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY