Mungesa e energjisë, banorët e Radhimës dhe të Orikumit bllokojnë rrugën

Mungesa e energjisë, banorët e Radhimës dhe të Orikumit bllokojnë rrugën

56
0
Shares

Banoret e Radhimës dhe të Orikumit në Vlorë bllokuan sot rrugën në shenjë proteste për shkak të mungesës së energjisë elektrike. OSHEE ka bere ndërprerjen prej orës 08.00 të mëngjesit deri në 19.00 të mbrëmjes dhe kjo i ka irrituar ata.
Sipas OSHEE, shkak për këtë ndërprerje të energjisë janë punimet që po kryhen në linjat e tensionit të lartë në zonën e Babicë-Rradhimë. Por qytetarët e zonave turistike thonë se nuk janë njoftuar për këto ndërprerje dhe se po vuajnë pasojat ndërsa janë duke pritur pushuesit.
Në fundjavë besohet se ndërprerja e energjisë elektrike do të jetë me intervale me të shkurtra, kurse nga fillimi i javës dhe deri ne 10 korrik situata do të jetë e njëjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY